Rrjeti Mysliman Evropian- Sepse Evropa ka Rëndësi!

Deklaratë për shtyp e Rrjetit Mysliman Evropian për situatën aktuale në Halep dhe Siri

Vuajtjet e banorëve të Halepit, bombardimet masive dhe shkatërrimi i qytetit na kanë lënë pa fjalë. Pamjet e ardhura nga Halepi na sjellin në mend pamjet e Luftës së Dytë Botërore që kemi parë në librat e historisë. Halepi po përgjaket deri në vdekje. Banorët e Halepit dhe populli i Sirisë janë të lodhur, ata duan paqe dhe kërkojnë fundin e konfliktit në tokën e tyre. Vetëm ekstremistët dhe disa kapobanda ushtarake përfitojnë nga vazhdimi i luftës së kobshme në Siri.

Banorët e Halepit kanë nevojë të ngutëshme për armëpushim. Fatkeqësisht regjimi sirian po vazhdon me veprime të tmerrshme ushtarake kundër Halepit. Me pretendimin se regjimi po lufton kundër terrorizmit, civilë të panumërt kanë humbur jetën, pronat dhe të ardhmen, ndërkohë që i ashtuquajturi komunitet ndërkombëtar vazhdon të qëndrojë pasiv. Evropa e tronditur nga sulmet e fundit terroriste qëndron e plogët në rastin e Halepit dhe të krijon përshtypjen se pranon argumentet e regjimit të Asadit se ai është mburojë kundër terrorizmit. Por në Halep, janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Sirisë.

Rrjeti Mysliman Evropian me qendër në Bruksel apelon ndaj të gjitha palëve të përfshira në luftë në Siri, që të marrin përgjegjësi për vuajtjet njerëzore të Halepit.

Ne kërkojmë që:

o Rusia dhe Irani të ushtrojnë presion masiv ndaj regjimit të Asadit për të ndaluar menjëherë sulmet mbi Halep.
o Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Gjirit Persik dhe Turqia të ushtrojnë presion mbi opozitën e regjimit për të ndaluar aktivitetet e tyre, të cilat po përdoren nga regjimi i Asadit si pretekst i luftës kundër popullsisë së Halepit.

Për hir të banorëve të Halepit, për hir të paqes në Siri, të dyja palët duhet të bëjnë lëshime themelore.
Të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të përballen me faktin se vazhdimi i luftës nuk do të nxjerrë një fitues të luftës në Siri. Të gjithë sirianët po humbasin në këtë luftë. Pas 5 vitesh lufte, shkatërrimi dhe vuajtje të madhe, pa dyshim që është e vështirë për sirianët të negociojnë me armikun. Por, historia na mëson se ata që duan paqe duhet të negociojnë me armikun më të ashpër ose do të të mbyten në një det gjaku, në një luftë të tmerrëshme. Atëherë Siria do të jetë shndërruar në një grumbull rrënojash dhe në varresë. Pothuajse një gjysmë milioni sirianë kanë vdekur, miliona janë shpërngulur ose janë refugjatë. Edhe sa njerëz të tjerë do të vdesin para se arsyeja njerëzore të ndalojë armët në Siri?

Rrënimi në zonat e kontestuara të Halepit është i jashtzakonshëm. Çdo ditë dëgjojmë nga politikanët se Bashkimi Evropian (BE) pretendon të jetë një komunitet me vlera dhe se vlerat e tij bazohen tek vlerat Evropiane. Por sa qëndron ky pretendim kur flitet për Halepin. Bashkimi Eropian duhet të luajë një rol qendror, të konsiderueshëm dhe ndërmjetësues në këtë konflikt. Ndërkohë që ai pretendon se është një komunitet me vlera ky pretendim duhet të jetë më shumë se vetëm fjalë boshe. Lufta e Sirisë, para së gjithash ndikon mbi Evropën dhe fluksi i vazhdueshëm i refugjatëve të dëshpëruar është vetëm një provë për këtë.

Forcat e përfshira në tragjedinë siriane janë shkaktare për gjakderdhjen. Faji i tyre për shkatërrimin e vendit dhe asgjesimin e popullsisë mbase është shumë më i madh se sa ai i popullsisë siriane. Ata mund ta ndalojnë që nesër këtë luftë të paktuptimtë e cila, në realitet, është një luftë ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit si dhe ndërmjet SHBA dhe Rusisë.

Por interesat e tyre të turpshme në Lindjen e Mesme me sa duket janë më të rëndësishme se sa vlera e jetës së popullit sirian. Kjo luftë duhet të marrë fund tani, nëse vlerat e politikës kanë kuptim për të ardhmen. Halepi është një tjetër anë e trishtuar e tragjedisë siriane dhe është një tjetër anë e trishtuar e paaftësisë aktuale të Evropës dhe të mungesës së dëshirës për të marrë përsipër përgjegjësitë në një botë të globalizuar.

Nëse Evropa dëshiron të jetë pishtar shprese duhet të rizbulojë vlerat e saj origjinale. Duke kërkuar të vendoset paqja përfundimtare për popullin e Halepit dhe të Sirisë në përgjithësi, Bashkimi Evropian jo vetëm që do të rizbulojë aftësitë e tij paqe-ndërtuese, por ai gjithashtu do të mbushi projektet e rrezikuara aktuale unike Evropiane, me jetë të re.

Halepi dhe në përgjithësi konflikti në Siri është një rast testimi për imazhin e vetë Evropës. A do të reagojë Evropa ndaj erës së vdekjes dhe klithmave të të plagosurve që vijnë nga Halepi? A do të pranojë Evropa obligimet e saj për të vepruar për hir të njerëzimit? Apo ajo do ta shmangë përsëri rolin e vlerave të orientuara, atë të ndërmjetësuesit të paqes në politikën botërore?

Bordi i drejtuesve
Rrjeti Mysliman Evropian
Bruksel, 12 dhjetor 2016