Radikalizimi – Nevoja për një reagim të përbashkët

Hyrje 

Fenomeni i radikalizimit brenda komuniteteve myslimane në Evropë, në mënyrë të kuptueshme zë një vend kryesor në ndërgjegjen publike. Aktet e fundit terroriste të kryera nga individë të cilët pretendojnë se veprojnë në emër të Islamit, kanë shkaktuar shumë debate. Për fat të keq diskutimet dhe debatet rreth radikalizimit janë dominuar në një masë të madhe nga interesa të caktuara dhe qëllime politike. Është me shumë rëndësi që të arrihet një pozicion i qartë në këtë fenomen kompleks, me pohime teorike të provuara në mënyrë empirike.

Termi “radikalizim” përgjithësisht është një term i kontestueshëm. Ai mund të përfshijë disa pikëpamje, duke përfshirë një reagim në doktrinë, të zbutur me pikëpamje tradicionale politike. Megjithatë, në kuadër të këtij debati ai parashtron manifestimin e mendimit dhe sjelljeve ekstremiste të cilat kulminojnë në planifikimin dhe ekzekutimin e akteve terroriste.

Pozicioni i Rrjetit Mysliman Evropian

Ne, Rrjeti Mysliman Evropian (EMN), besojmë se diskurset aktuale mbi radikalizimin, veçanërisht në arenën politike dhe në organet e medias, janë nënshtruar ndaj tregimeve që janë në shërbim të vetes, të volitëshme politikisht dhe kundërproduktive. Këto tregime janë me natyrë reduksioniste, ato i trajtojnë myslimanët si subjekte monolite dhe janë në kundërshtim me provat empirike

Rrjeti Mysliman Evropian beson se fenomeni i radikalizimit është kompleks dhe i ndërrueshëm në shumë aspekte. Megjithatë, është vendimtar njehsimi i mendimeve të hulumtuesve erudit dhe praktikuesve të radikalizmit, që procesi nuk është një maturim determinist afatgjatë nga një ambient politik apo Islam.

Kjo duket të jetë në kontrast një apel i papritur për dhunë. Për më tepër, roli i Islamit në radikalizim është mbivlerësuar së tepërmi. Provat, në lidhje me fenë dhe ideologjinë si të qenit motivues kryesorë për radikalizim ekstrem, janë jashtëzakonisht të pakta. Pra, radikalizimi duket se është një çështje e ndërlikuar sociale.

Lidhja me komunitetet myslimane

Të dhënat që kemi në dispozicion lënë të kuptojnë ndikimet e caktuara për radikalizim, të cila përfshijnë; zemërim i fortë i shkaktuar nga padrejtësia e perceptuar; superioritet moral; ndjenja e identitetit dhe qëllimit; premtim për aventurë dhe për t’u bërë hero. Feja dhe ideologjia janë selektive dhe përdoren përshtatshmërisht për të paraqitur një mentalitet ‘ne kundër tyre’, i cili përdoret për të justifikuar dhunën.

Nuk ka dëshmi që sugjeron se këta radikalë të jenë përfshirë ndonjëherë në një grupacion lokal mysliman. Këta radikalë nuk kanë një dimension teologjik. Njohuritë e tyre për Islamin duket se janë shumë sipërfaqësore dhe se ata përdorin mitet fetare për qëllime politike. Pra, ata nuk janë një pararojë e komuniteteve myslimane, siç perceptohet shpesh. Të dhënat tregojnë një lidhje të kufizuar të tyre me komunitetet myslimane dhe izolim nga pjesa më e madhe e familjes së tyre.

Supozimet dhe analizat e vakta, të cilat për fat të keq janë marrë seriozisht nga politikëbërësit, janë kundërproduktive dhe të rrezikshme. Këtu nuk ka asnjë shteg për radikalizimin. Për disa, shtegu që të çon tek aktet terroriste përfshin një të kaluar të vazhdueshme të dhunshme dhe të paqëndrueshme. Ekstremizmi i dhunshëm nën petkun e fesë apo ideologjisë është vazhdimësi e mënyrës së jetesës së tyre të mëparshme. Të tjerët duket më të integruar. Prandaj arsyet e radikalizimit janë më të ndryshme.

Strategjitë antiproduktive

Një pjesë e mëdhe e popullsisë myslimane në Evropë po trajtohen me dyshim të pabazë dhe demonizim. Politika dhe media e djathtë duken të vendosura për t’i ngatërruar këto çështje me tezën e përplasjes së qytetërimeve. Myslimanët janë të stigmatizuar dhe politika të tilla si Strategjitë e Parandalimit në Britani janë perceptuar nga shumica e myslimanëve si një gjueti shtrigash e McCarthyite. Strategjia e Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm është programi kryesor i qeverisë britanike për parandalimin që në rrënjë të ekstremizmit të dhunshëm dhe elementi drejtues i strategjisë së saj më të gjerë kundër terrorizmit. Strategjia parashtron pretendimin se ideja për të parandaluar terrorizmin përfshin parandalimin e radikalizimit të myslimanëve papërkrahje. Komunitetet lokale janë autorizuar ta trajtojnë këtë sfidë dhe janë përgjegjës për konstruktimin në dukje të elasticitetit të këtyre komuniteteve kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Mendimi ynë si Rrjet i Myslimanëve Evropianë është se politikat e brendshme të disa vendeve evropiane ndaj myslimanëve, po ndihmojnë procesin e radikalizmit. Për shembull, strategji të tilla si “Parandalimi” janë plot arsye të gabuara, njerëz të gabuar, metoda të gabuara, pasoja të gabuara.

Së pari, teoria e “radikalizmit” ka vlefshmëri të dobët empirike dhe i është dhënë një përkufizim i paqartë. Ajo nuk është ndërtuar mbi faktin se “radikalizimi” domosdoshmërisht çon në dhunë. Fokusi i saj ekskluziv tek myslimanët si ekstremistë të mundshëm është antiproduktiv. Ajo krijon një “komunitet të dyshuar” dhe i tjetërson myslimanët; kjo rezulton në atë se komuniteti antiterrorist vë re shumë ekstremistë të mundshëm tek besimet e tjera. Vendimi për financimin e autoriteteve lokale në zonat me popullsi të lartë myslimane krijon idenë e një komuniteti të dyshuar. Përdorimi i diskutueshëm i fondeve për qëllime spiunazhi ka rezultuar të çojë në izolim.

Strategjia aktuale anti-radikaliste e qeverisë britanike është bazuar tërësisht në “teorinë e rripit të transmesionit“. Kjo teori pohon se bindjet konservatore të çojnë në fundamentalizëm, i cila më pas çon në radikalizëm dhe terrorizëm. Ky është një raport shumë reduksionist që pretendon se radikalizmi është një vijë e zgjatur, një progres i pandalshëm i cili kalon nga “ekstremizmi jo i dhunshëm” në “ekstremizëm të dhunshëm”, me fokusin më të madh tek faktorët ideologjike. Ky formulim sipërfaqësor, pa kontekst, është parashikueshmërisht shumë i varfër me të dhëna empirike. Individë të shumtë e kanë sfiduar këtë teori duke vënë në dukje se shumica e atyre që janë përfshirë në terrorizëm janë “larg nga të qenit fanatikë fetarë”. Në fakt, “ka dëshmi që një identitet i mirë-krijuar fetar në të vërtetë mbron kundër radikalizmit të dhunshëm.” Teoria e “rripit të transmesionit” është një rrëfim sipërfaqësor, i cili nuk i shërben qëllimit të vërtetë të sigurisë dhe shpesh rezulton në keqtrajtimin e njerëzve të pafajshëm.

Nuk ka dyshim se numri i të rinjve që i bashkohen “Daish” ose “ISIS” në Siri është shumë shqetësues. Gjithashtu, duke siguruar që shteti ti mbajë këta individë nën vëzhgim, duhet të identifikohen shkaqet që i shtyjnë këta individë të bashkohen me grupe të tilla nihiliste. Kjo çështje duhet të jetë e lirë nga manovrimet e politizuara dhe në vend të tyre të bazohet në realitetin empirik, në mënyrë që të mundësojë një mekanizëm reagimi efektiv në të gjitha nivelet. Është fakt se shumë nga viktimat e terrorit të shkaktuar nga të ashtuquajturit “grupet islamike” janë vetë myslimanë.

Këto grupe ekstremiste veprojë ngjashmërisht me kultet nihiliste të vdekjes që nuk kanë lidhje me shenjtërinë e jetës njerëzore. Një numër i variablave janë identifikuar si shkaqe të procesit të radikalizmit dhe ne besojmë se këta faktorë duhet të merren parasysh në çdo diskurs mbi radikalizimin.

Politika e jashtme/Faktorët gjeopolitikë

Në mesin e disa të rinjve myslimanë, ka pakënaqësi të rrënjosura thellë ndaj politikave të jashtme perëndimore kundrejt botës myslimane.

Zemërimi dhe pakënaqësia, për fat të keq, mund të jenë të ndjeshme ndaj treguesve ekstremistë. Roli i politikës së jashtme nuk mund të mohohet dhe kjo, në mënyrë të përsëritur, është përmendur si një arsye kryesore nga vetë terroristët dhe demagogët e ekstremistëve. Askush nuk i lejon apo justifikon aktet ekstreme duke cituar këtë shkak, siç akuzohen shumë shpesh. Shkaqet kryesore duhet të shkruhen pavarësisht se sa të papërshtatshme politikisht mund të duken për disa. Duhet të bëhet një përpjekje e përbashkët nga palët e interesuara për të edukuar njerëzit, veçanërisht të rinjtë për të kanalizuar ankesat dhe zemërimin e tyre në mënyrë produktive, ligjore dhe demokratike. Po aq e rëndësishme, mbase dhe më shumë, është një përmbledhje e politikave të jashtme perëndimore duke diskutuar përfshirjen perëndimore në botën myslimane, në mënyrë më të hapur dhe më kritike.

Faktorët socio-ekonomik

Në disa raste ka pasur sugjerime se zhgënjimet social-ekonomike mund të ndikojnë në procesin e radikalizmit. Izolimi ekonomik dhe zemërimi mund t’i bëjnë disa individë të hapur ndaj retorikës ekstremiste. Shtojmë këtu çështjen e islamofobisë: Të rinjtë myslimanë të cilët janë objekt i racizmit dhe fanatizmit për shkak të fesë së tyre mund të shtyhen drejt predikuesve ekstremistë të cilët pohojnë retorikën “ne kundër atyre“.

Islamofobia (ana tjetër e ekstremizmit) është një manifestim apo frikë ndaj një Islami përjashtues, dhe kjo mund të ketë efekt negativ (direkt apo indirekt) mbi të rinjtë myslimanë të cilët ndihen të përjashtuar, në përputhje me racizmin nga islamofobët.

Analfabetizmi fetar

Një gjetje e spikatur nga analiza jonë është se ata individë që janë radikalizuar ketë një deficit të madh në aspektin e njohjes së literaturës islame.

Nuk është befasues fakti se injoranca i bën njerëzit të jenë të prirur ndaj demagogëve. Është e rëndësishme për studiuesit islamë të cilët janë të mirëpërgatitur me mendime islame dhe moderne, që të jenë aktiv në përhapjen e njohurive, edukimin dhe udhëzimin, veçanërisht të të rinjve. Kur fenomeni ka lidhje me fenë – udhëheqësit dhe dijetarët myslimanë jo vetëm kanë bërë ndarjen e fenomenit me Islamin normativ por edhe kanë pranuar se disa aspekte të teologjisë po përdoren për të justifikuar veprimet e tyre.

Grupe si tilla si Daesh apo ISIS po e përdorin Islamin, prandaj ka nevojë për një reagim të fuqishëm,  cili të bëjë të qartë se çfarë është Islame, prej thënieve dhe veprimeve të tyre, dhe çfarë nuk është.

Në fakt, ka një marrëdhënie problematike midis ulemave (dijetarëve islamë) dhe disa prej diktatorëve në botën myslimane. Për fat të keq, të ashtuquajturit ‘dijetarë tradicionalë’ janë të shkëputur nga masa. Atyre shpesh ju mungojnë aftësitë bazë të komunikimit për t’u lidhur me të rinjtë. Mësimi i Islamit në të gjithë Evropën dhe sfida e së ashtuquajturve “myftinj globalë” dhe demagogë të cilët komunikojnë me anë të mediave sociale nuk mund të mohohet. Islami shpesh po mësohet në mënyrë të izoluar, pa pjesëmarrjen në këtë proces të xhamive apo organizatave islame. Kjo shpesh krijon tjetërsimin, gjë që çon në radikalizim.

Ideologjia / Analfabetizmi

Shpesh radikalët apo ekstremistët i manipulojnë konceptet tradicionale të tilla si Sheriati (jurisprudenca Islame), Xhihad (përpjekje dhe rezistencë), Al Wala Wal Bara (besnikëria dhe mohimi), Dar al Harb (vendi i luftës ) dhe Dar Al Islam (vendi i Islamit). Vetë nocioni i khalifatit, shtetit Islam etj., nuk janë të përcaktuara ose nuk diskutohen në mënyrë koherente. Radikalistët apo ekstremistët i përdorin shpesh, në mënyrë të shkujdesur, këto fjalë dhe manipulojnë mendjen e të rinjve të paformuar.

Në mënyrë të ngjashme, ata mohojnë apo mosrespektojnë koncepte të drejta të tilla si demokracia, shteti komb, pluralizmi fetar dhe liria e shprehjes. Atyre ju mungon të kuptuarit e këtyre koncepteve dhe të shoqëruar nga standardet e dyfishta perëndimore të politikave të jashtme, nxisin fyerje ndaj këtyre koncepteve universale.

Emocionet shpirtërore

Shumë shpesh gjejmë se njerëzit e përziejnë shpirtëroren dhe veprimet fetare me emocionet. Shpirtërorja ngatërrohet me emocionet dhe politikat e drejtuar nga emocione të tilla shpesh sjellin viktimizim. Ndjenja e viktimës, aty ku identiteti fetar dhe ai kombëtar janë të ndarë, çon në izolim dhe krizë identiteti. Radikalistët apo ekstremistët kanë një kuptim paradoksal të identitetit; ata besojnë se identiteti kombëtar është disi i papajtueshëm me një identitet Islam. Ata shpesh nuk ndihen komodë, si në shtëpinë e tyre, kur jetojnë në Perëndim, kështu ata adoptojnë një refuzim të përgjthshëm të identitetit perëndimor apo ndonjë shtojcë të shtetit të tyre kombëtar. Po kështu ata adoptojnë një vizion binar dhe ide nostalgjike për të qenë pjesë e komunitetit imagjinar, pa ndonjë kuptim tekstualizimi.

Reagimi ynë i përbashkët

Ashtu siç u tregua në këtë analizë të shkurtër, çështja e radikalizimit është një çështje komplekse. Megjithatë, ne kemi treguar se një analizë e sinqertë, e çliruar nga interesat partiake, mund të kalojë nëpër një rrugë të gjatë për gjetjen e zgjidhjeve të duhura. Ne besojmë se duhet një ketë një reagim të përbashkët nga të gjithë anëtarët e shoqërive tona nga grupet qytetare tek mediat dhe tek institucionet qeveritare. Ne duhet të ndalojmë së fajësuari njëri-tjetrin dhe të punojnë së bashku për një reagim të përbashkët që i ka rrënjët në të mirën e përbashkët për të gjithë.

Në këtë procës duhet të kihet kujdes dhe të merrën në konsideratë disa pika;

  1. Radikalizimi nuk është as një problem Islam e as unik për myslimanët; ky është një problem i përbashkët. Çdo anëtar i shoqërisë, njerëzit e besimeve fetare apo jofetarë, duhet të bëhet forca lëvizëse për të zgjidhur këtë problem. Megjithatë, çështja e radikalizimit nuk mund të trajtohet vetëm përmes lenteve të sigurisë, por duhet të shikohet si një problem kompleks social. Për më tepër, pavarësisht kërcënimit real të sigurisë prej të ashtuquajturit “terrorizmi islamik“, ky nuk përbën kërcënimin më serioz për ekzistencën Evropiane, siç pretendohet nga polemikat e të djathtëve.

    Çështja e terrorizmit mysliman është përzier gabimisht me koncepte të tilla si feja dhe emigracioni. Publiciteti i qëllimshëm dhe i politizuar i “kërcënimit mysliman“, i cili ka nxitur urrejtje dhe përshkrimin e myslimanëve si “të tjerët“, ka çuar në nivele shqetësuese të islamofobisë. Ky fenomen duhet të trajtohen nga shtetet, media dhe të gjitha organet qytetare, si një çështje urgjente.

  1. Ne kemi nevojë për një diskurs politik që trajton përvojat e myslimanëve evropianë, dhe një që punon në mënyrë aktive me të gjithë aktorët në shoqëri për të mirën e përbashkët. Ne duhet të sjellim një diskurs politik që është përshkruar më mirë si “besnikëri kritike“. Ne nuk duhet të përkulemi ndaj presioneve të autoriteteve politike dhe të bien dakord për të gjitha politikat e tyre. Ne duhet të tregojmë një diskurs që është i sigurt në vetvete, në përputhje me parimet dhe vetë-kritikën, kur është e nevojshme.
  1. Është fakt se asnjë qeveri apo institucion nuk mund ta zgjidhë problemin pa myslimanët. Myslimanët duhet të shihen si njerëz që përcjellin vlera dhe jo si një barrë për shoqërinë. Komunitetet myslimane në mbarë Evropën gjithashtu duhet të jenë aktive në përshtatjen e besimit me mjedisin dhe të kundërshtojnë me konfidencë retorikën ekstremiste nga një këndvështrim Islam. Kjo është një çështje shoqërore dhe për këtë duhet të vendoset një bashkëpunimi efektiv i të gjithë komuniteteve të ndryshme për të luftuar çdo retorikë ekstremiste, qofshin ato retorika ekstreme myslimane apo islamofobe.
  1. Ekziston nevoja për të prodhuar një volum më të madh literature dhe materiale fetare, e cila të udhëzojë praktikisht për t’u marrë me përvojat bashkëkohore të jetës evropiane. Duhet t’u ofrohet përkrahje praktike prindërve myslimanë, kur është e nevojshme, në drejtim të rritjes efektive të fëmijëve me identitete të shumëfishta (identitetin e tyre evropian, kombëtar, etnik, fetar, etj.) Kjo do të ndryshojë në përputhje me nevojat në vende të ndryshme evropiane.

Në EMN ne besojmë se myslimanët evropianë kanë ardhur në një moment të rëndësishëm të historisë së tyre. Është e rëndësishme që ne praktikisht t’u tregojmë njerëzve pajtimin e identiteteve tona të shumta, të cilat pasurojnë peizazhin e Evropës. Ne kemi qëndruar në pozicion mbrojtjeje për një kohë shumë të gjatë, në vend të kësaj ne duhet të veprojmë me të gjithë njerëzit dhe grupet që kanë të njëjtin mendim, për të identifikuar shkaqet e urrejtjes, fanatizmit, mendimeve dhe sjelljeve ekstremiste, dhe të kërkojmë të arrijmë rezultate pozitive për të gjithë ne.