Migrimi si sfidë globale

Një qëndrim i lëshuar nga Rrjeti i Muslimanëve Evropianë

Koncepti i migrimit, i cili përfshin kërkesën për azil për shkaqe politike dhe jopolitike, është përbërës i krijimit të zhvillimit islamik dhe një pjesë përbërëse e konceptit islamik për të drejtat e njeriut. Në vitin 621 (e.r.s), profeti Muhamed (a.s.) vendosi përfundimisht të largohej nga vendlindja e tij Meka dhe kërkoi siguri në qytetin e Medinës. Kjo ngjarje e quajtur “hixhret”, ose migrim, filloi të simbolizonte lëvizjen e muslimanëve nga vendet shtypëse drejt atyre të sigurisë dhe paqes.

Për më tepër, trajtimi mikpritës ndaj Muhamedit (a.s.) dhe komunitetit të muslimanëve të rinj nga populli i Medinës shpreh kuptimin islamik të mbrojtjes së refugjatëve që përmendet në Kur’an. Migrimi dhe koncepti i të kërkuarit mbrojtje dhe siguri ngapersekutimi shprehet tërësisht në idenë islamike të “amanetit” dhe njihet si një e drejtëinidividuale njerëzore.

Migrimi është një e drejtë njerëzore! Çdo emigrant është një qenie njerëzore, pavarësisht statusit të tij politik apo ekonomik. Ne e pranojmë që migrimi është një sfidë globale dhe mjaft në kundërshtim me diskutimet politike jovetëm në Evropë. Emigrantët priren të rrinë afër shteteve të tyre të origjinës, ashtu siç vërtetohet nga emigrantët nga Siria të cilët kanë zgjedhur të largohen nga situata kërcënuese në atdheun e tyre dhevendosën të migronin drejt fqinjëvetë tyre më të afërt. Rasti i emigrantëve sirianë përgënjeshtron historinë e përhapur të miliona emigrantëve që kinse po trokasin në dyert e Evropës dhe sidëshmi për këtë ështëfakti që shtetet me më pak të mira ekonomike se sa Evropa janë destinacionet parësore të emigrantëve. Janë këto shtete dhe jo Evropa që u ofrojnë një strehë të sigurtë dhe po u përgjigjen në mënyrë efektive valëve të mëdha të migrimit aktual. Sipas OKB-së, shtetet që mirëpresin më shumë refugjatë/emigrantë në botë janë të gjitha nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Në të vërtetë, 86% e refugjatëve/emigrantëve në botë strehohen nga shtetet në zhvillim. Dhe në vitin 2013, afërsisht gjysma e refugjatëve sipas mandatit të UNHCR-së jetonte në shtete ku GDP-ja për frymë ishte më pak se 5.000 $. Migrimi modern edhe një herë tregon të vërtetën themelore që ndërvarësia është një fakt i pamohueshëm dhe që shtetet dhe kontinentet janë të ndërvarura për sa i përket marrëdhënies shkak-pasojë.

Rrjeti i Muslimanëve Evropianmendon se ka një nevojë urgjente për njënarrativë të re në lidhje me migrimin në mënyrë që t’i tregohet një publiku të pavendosur evropian që një menaxhim iduhur dhe i arsyeshëm i migrimit ështëi dobishëm për të gjithë. Ky është një fakt i argumentuar nga studime të njohura, ndërkohë që njëkohësisht, ka një nevojë të madhe për adresim të shkaqeve themelore të migrimit në masë nga jashtë Evropës. Shumica e ekonomistëve evropianë e kanë pranuar nevojën e kësaj narrative të re, ndërkohë që shumica e politikanëve evropianë akoma ngurrojnë të ndjekin procesin.

Rrjeti i Muslimanëve Evropian e sheh natyrën aktuale të debatit për migrimin si shumë emocionale me nuanca të forta raciste. Publiku evropian ështëi pavetëdijshëm rreth fakteve në terren. Për shembull, emigrantët nga Franca jetojnë në më shumë shtete se sa çdo komb tjetër. Shtetet më të varfëra të botës përbëjnë pjesën më të vogël të emigrantëve. Ndërkohë që evropianët e përvetësojnë të drejtën për të migruar në çdo shtet, pothuajse vetëm për arsye ekonomike, afrikanët për shembull, përballen me nivele jashtëzakonisht të larta kufizuese për lëvizjet e tyre.
Rrjeti i Muslimanëve Evropian po e trajton sfidën globale të migrimit nisur nga një detyrim moral dhe në përputhje me mësimet islame, nisur nga respekti për dinjitetin njerëzor dhe nga pikëpamja e një qytetari global që njeh dhe pranon gjuhën e përbashkët të përkufizuar nga vlerat e përbashkëta universale, të cilat i detyrojnë qeniet njerëzore të ndajnë përgjegjshmërinë e përbashkët për njerëzimin dhe krijimin. Është kjo arsye që sulmet e qarta nga partitë fashiste dhe gjysmë-fashiste, lëvizjet dhe mbështetësit e tyre politik, që lidhin ngushtë debatin për imigrimin me një analizë refuzuese të Islamit dhe muslimanëve në Evropë, hidhen poshtë haptazi nga Rrjeti i Muslimanëve Evropian. Feja nuk është një pengesë për përfshirje.

Ndërkohë që e pranon faktin që Evropa, si çdo kontinent apo shtet tjetër, nuk është në gjendje të presë të gjithë emigrantët nga e gjithë bota, Rrjeti i Muslimanëve Evropian synon që me anë të këtij qëndrimi të tërheqë vëmendjen e politikëbërësve të çështjeve të mëposhtme për një studim dhe konsideratë të tërësishme të çështjes në fjalë:
Rrjeti i Muslimanëve Evropian e konsideron migrimin, që në vetvete shpreh të drejtën për lëvizje të lirë, si një të drejtë individuale të qenies njerëzore dhe një shprehje vullnetare të dinjitetit të tij të natyrshëm në përpjekjen e tij për kushte më të mira jetese dhe si e drejta e tij individuale në kërkim të lumturisë në jetë.

Ne i kundërshtojmë ashpër politikat në lidhje me imigrimin të praktikuara nga Australia, e cila i përqendron emigrantët në kampe arresti të përhershme dhe degraduese, larg nga kontinenti i Australisë dhe brenda shteteve të tjera me standarde të ulta jetese që korruptohen nga qeveria australiane për pranim të emigrantëve për t’u ofruar atyre strehë dhe nevojat themelore të jetës. Qëndrimi i Australisë mund të gjykohet veçse si anti-njerëzore, shembull jo i moralshëm për Evropën.

Ne i kundërshtojmë ashpërsisht politikat e imigrimit që lejojnë trajtimin nën nivelin njerëzor të emigrantëve në shtetet e Gjirit Arabik të cilat janë të bekuara me burime të mëdha natyrore, një akt i keqtrajtimit të punëtorëve në kundërshtim të dukshëm me mësimet e Islamit.

Ne i kundërshtojmë ashpër politikat rreth imigrimit nga ana e shteteve me shumicë muslimane si Bangladeshi, i cili ka filluar të kopjojë praktikat e turpshme dhe çnjerëzore të Australisë ndaj emigrantëve, po ashtu edhe Indonezia dhe Malajzia qëngurrojnë për t’iu ofruar siguri vëllezërve të tyre muslimanë, të cilët përsekutohen në shtetin e tyre për shkak të fesë së tyre, një akt mohues i njërëzimit të përvuajtur qëështë në kundërshtim të plotë me mësimet e Islamit.

Ne i kundërshtojmë ashpër politikat rreth imigrimit tëshprehura në mentalitetin e asaj që me të drejtëështë quajtur “Evropa Fortesë”, më dukshëm e treguar në terren nga rrethimi me gardhe agresive prej një teknologjie të lartë në qytetet e Ceuta-s dhe Melilla-s. Kjo lloj politike vetëm nxit ksenofobi, trajton çështjen e migrimit vetëm nën perspektivëne sigurisë dhe synon të çlirojë Evropën nga përgjegjësia e përbashkët në të shkuarën e saj koloniale, gjë që ka nevojë të pranohet në përmasat e saj morale, ekonomike dhe historike.

Pas këtyre përfundimeve, Rrjeti i Muslimanëve Evropian konstaton:

• Evropa duhet ta pranojë arratisjen nga varfëria, padrejtësia politike dhe diktatura si arsye legjitime për migrim, për të ndaluar diskursin publik dhe politik qëllim-keq dhe të gabuar rreth emigrantëve dhe ndarjen e emigrantëve në “emigrant të mirë” dhe “emigrant të këqij”.

•Migrimi aktual drejt Evropës më së shumti vjen nga ekonomia dhe pabarazitë ekonomike. Nga një perspektivë ekonomike, Evropa varet shumë nga migrimi. Politikanët dhe ekonomistët duhet të jenë më etik dhe të arsyeshëm në reflektimet e tyre mbi migrimin, në mënyrë që diskutimi i qendërzuar mbi çështjen e migrimit të vendoset në kontekstin e duhur dhe të njihet nevoja ekonomike e Evropës për migrimin. Prandaj, çështja nuk duhet të lidhet me çështjet e sigurisë dhe me kërcënimet e perceptuara për shoqëritë evropiane, të cilat ushqejnë racizëm ndaj etniteteve, minoritetevedhe grupeve fetare në Evropë, (padyshim, jo vetëm në Evropë).

Rrjeti i Muslimanëve Evropian nuk harron të arsyetojë përgjegjësitë e shteteve dërguese, p.sh. shtetet nga ku e kanë origjinën emigrantët, ku qeverisja e keqe, paaftësia e madhe administrative, korrusioni publik i përhapur gjerësisht dhe në nivele jashtëzakonisht të larta shkatërrojnë të ardhmen e popullit, ku mirëqenia e popullit nuk është në fokusin e zhvillimit ekonomik, ku qeveritë i shërbejnë vetëm interesave të elitës qeverisëse, ku respekti për aspiratat e popullit në lidhje me të drejtën ndaj burimeve natyrore, kujdesit shëndetsor, edukimit dhe jetesës së mirë nuk praktikohet.

Për këtë arsye, Rrjeti i Muslimanëve Evropian e konsideron të rëndësishme që:

•Kufizimet e mundshme dhe ligjërisht të nevojshme për pranimin e migrimit jo-evropian duhet tëpërcaktohen nga Evropa nisur nga një perspektivë etike në interes të nevojës natyrore për të parandaluar mbingarkesën e komuniteteve ardhëse.

•Pranimi i përgjegjësisë nga Evropa për migrimin modern,i cili i ka rrënjët gjithashtu në të shkuarën koloniale të Evropës, duhet të shprehet në një politikë serioze, të drejtë dhe drejt një fqinjësie të re, po ashtu edhe bashkëpuni ekonomik ndërmjet fqinjëve të afërt joevropianë.

•Ka një nevojë emergjente për përputhje dhe balancë ndërmjet diskurseve politike rreth migrimit. Nga njëra anë, në thelb kjo është qartazi negative dhe stigmatizuese për emigrantin dhe ka një kontroll të lartë sigurie. Nga ana tjetër, nevojat e dukshme ekonomike të Evropës, e cila në vetvete shpreh kërkesën e lartë për migrimin e nevojshëm për mbijetesën e shoqërive të saj për llogari të kontratës ngurruese ndërmjet brezave që pajtohen me kushtet e ndryshimit demografik i shkaktuar nga shoqëritë e plakura. Njëdiskurs i qëndrueshëm politik është shumëirëndësishëm, i tillë që merr parasysh interesat evropiane, por edhe dinjitetin e qenieve njerëzore emigruese.

• Evropa dhe Perëndimi në përgjithsi duhet të vënë në pikëpyetje, në bazë të vlerave të tyre të propaganduara dhe të normave njerëzore, standardet e tyre të larta të jetesës të bazuara në konsumimin mbi-proporcional të burimeve në nivel global, gjë e cila në këtë pikë kuptohet nga shpenzimet e shumicës së njerëzve në rajonet në zhvillim.

Rrjeti i Muslimanëve Evropian pranon rolin specifik që duhet të luajnëKomunitetet Muslimane në Evropënë lidhje më detyrën e tyre për të mbështetur emigrantët në përgjithsi dhe emigrantët muslimanë në veçanti, bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane dhe të besimit të tyre. Muslimanët mund t’i referohen historisë së tyre të veçantë, (p.sh. migrimi ndërkontinental nga Andaluzia në Magreb dhe brenda Perandorisë Osmane, përsa i përket obligimeve individuale dhe kolektive të muslimanëve modernë si “ensarë”, një term islamik për ata persona që ofronin një strehë të sigurtë).

Komunitetet muslimane në Evropë tashmë janë shumë të sfiduara në trajtimin e duhur të emigrantëve, p.sh. në Turqi dhe në Itali. Është shumë e nevojshmë që komunitetet muslimane ta përgatisin veten për pranimin, integrimin dhe mikpritjen e emigrantëve.

Prandaj, Rrjeti i Muslimanëve Evropian rekomandon që muslimanët në Evropë duhet të jenë të hapur ndaj:

•Debatit të nevojshëm mbi manifestimet delikate dhe ndonjëherë të hapura të racizmit ndërmjet muslimanëve përkundrejt nevojës për të ofruar solidaritetin islamik, pavarësisht origjinës së tjetrit.

•Shkëmbimi dhe krijimi i partneriteteve me organizatat e tjera dhe OJQ me bazë fetare, të cilat tashmë kanë përvojë në pranimin e refugjatëve dhe integrimin e emigrantëve në komunitetet e tyre.

•Njohuri që mund të merren nga përvoja e komuniteteve hebreje në Evropë në integrimin e emigrantëve hebrej.

•Zhvillimi i shërbimeve të furnizimit të komunitetit për nevojat e veçanta të emigrantëve me mbështetjen/sponsorizimin e bashkive lokale dhe OJQ-ve.

•Të shqyrtojnë dhe të kërkojnë status ligjor në mënyrë që të strehojnë njerëz në nevojë brenda xhamive në përputhje me azilet e ofruara nga kishat dhe institucionet përkatëse.

•Të rigjejnë konceptin islamik të sigurisë (amanetin) dhe detyrën e individit për t’u ofruar azil njerëzve në nevojë.

Për lehtësimin e menjëhershëm të arratisjes së emigrantëve, Rrjeti i Muslimanëve Evropian bën thirrje për:

•Rifillimin e menjëhershëm të misioneve intensive shpëtuese në Detin e Mesdheut dhe rivendosjen e Mare Nostrum.
•Krijimin e proceseve të drejta dhe të sigurta për aplikimin e emigrantëve në Evropë dhe në shtetet e origjinës së emigrantëve të mundshëm, në mënyrë që të parandalohet ndërmarrja e udhëtimeve që u kërcënojnë jetën njerëzve.
•Anullimi i menjëhershëm i Dublinit II, që e vendos barrën në disa shtete evropiane. Gjatë dy viteve të fundit, pesë shtete kanë pranuar 72% të emigrantëve, duke shkaktuar kështu një dëm të madh idesë së Evropës, d.m.th. të konceptit shembullor të Një Fqinjësie të Përbashkët me përgjegjësi të përbashkëta.
•Kushtet e kampeve të refugjatëve në Mesdheun verior t’i plotësojnë standardet evropiane të të drejtave të njeriut në mënyrë që emigrantët të mos lihen në mëshirën e administratave të paafta lokale.
•Proces të shpejtë të kërkesave për migrim nëpërmjet komisioneve ligjore të drejtuara nga njerëz të ndershëm dhe me përvojën e duhur.
Rrjeti i Muslimanëve Evropian bën thirrje për nisje të menjëhershme të masave afatgjata për mbështetjen dhe stabilizimin e rajoneve fqinje, NjëPolitikë e Re për Fqinjësinë, e cila:
•Është në përputhje me Kartën e Të drejtave Themelore të BE-së dhe dekriminalizon migrimin.
•Pranon faktin që ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe ushtarake evropiane/perëndimore kanë destabilizuarrajonet e Lindjes së Mesme dhe ato afrikane.
•Pranon faktin, nisur nga të dhënat e grumbulluara nga UNDP-ja, që migrimi nuk ndikon negativisht në tregun evropian të punës.
• I përcakton Evropës përgjegjësinë për një Plan Marshall sipas modelit evropian për Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
•Formulon mundësi dhe përgjegjësi të përbashkëta për të mbështetur dhe zhvilluar rajonin Evropë-Lindje e Mesme-Afrikë.
•Respekton të drejtat ekonomike të shteteve fqinje në lidhje me burimet e tyre natyrore dhe ndërton dhe zbaton instrumenta për ruajtjen e këtyre të drejtave.
•Ndalon vërshimet shkatërruese të tregjeve të huaja/afrikane nga produktet e subvencionuara nga Evropa.
• Krijon një sistem të gjerë dhe përfshirës mikro-kredie për njerëzit në nevojë, në mënyrë që atyre t’u jepet mundësia për të krijuar një jetesë për veten e tyre dhe një perspektivë në jetë për familjet e tyre në atdhe.
•Të hapur ndaj faktit që migrimi në vetvete po kontribuon ndjeshëm në zhvillimin e shteteve dërguese nëpërmjet parave të dërguara të fituara nga punë të ligjshme, në një shkallë që nuk mund të krahasohet nga asistenca për zhvillim e dhënë nga Evropa për shtetet dërguese. Evropa nuk është nën rrethim. Evropa ka nevojë pikërisht në këto momente të tregojë që dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe solidariteti nuk janë fjalë boshe, por formojnë pikërisht bazat e një qasje të konsolidarizuar evropiane në lidhje me sfidat e kohëve tona. Një Evropë e drejtuar nga vlerat ka mundësinë unike për t’i treguar njerëzimit që pasuria e njerëzimit duhet të ndahet më të gjitha qeniet njerëzore.

Ndërkohë që ne të Rrjetit të Muslimanëve Evropian e kuptojmë nevojën për veprim, ne dënojmë faktin që Evropa ndërmerr aksione të kota ushtarake për të shkatërruar varkat e ndihmuesve, ndërkaq ky veprim nuk do ta zgjidhë aspak problemin e emigrantëve.

Rrjeti i Muslimanëve Evropian e konsideron hyrjen e një sistemi të shpërndarjes së kuotave si një hap i parë dhe pozitiv. Mirëpo, ky sistem duhet të zgjerohet dhe përgjithësohet dhe nuk duhet të kufizohet për emigrantët që janë tashmë të pranishëm në BE, veçanërisht shtetet anëtare veriore.

Rrjeti i Muslimanëve Evropian u bën apel vendimarrësve të niveleve evropiane dhe kombëtare të mos bien në grackën e solidaritetit të kufizuar ndërkohë që diskutojnë rreth migrimit, por të gjejnë mënyra për menaxhimin e solidaritetit nëpërmjet mjeteve që janë në përputhje me normat etike të themeluara dhe botërisht detyruese.

Bruksel, më 4 qershor2015/ 16 shaban 1436

*Rrjeti i Muslimanëve Evropian është një“grup mendimtarësh” që bashkon intelektualë dhe aktivistë evropianë muslimanë në të gjithë Evropën. Ata synojnë nxitjen e komunikimit, pikëpamjeve dhe analizave të kualifikuara rreth çësthjeve kyçe të lidhura me prezencën muslimane në Evropë dhe çështjeve të lidhura me Evropën në përgjithësi.